Tabela reklamuese

Dukshmëri...

Çfarë ofrojmë?

Reklama që dallohet. Cilësi që zgjat.

Tabela reklamuese është fytyra vizuale e biznesit tuaj. Një reklamë e mirë tërheq klient të rinj, piketon vendndodhjen tuaj dhe shndërron trafikun e kalimtarëve në blerës potencialë, prandaj ajo duhet të jetë e dukshme, e qartë dhe profesionale. Te Drone Advertising realizojmë tabela reklamuese të personalizuara për çdo nevojë me materiale cilësore, dizajn modern dhe montim të sigurt, për të garantuar prezencë të paharrueshme.

  • Tabela kasetë outdoor me ndriçim LED të brëndshëm
  • Tabela outdoor informuese të thjeshta
  • Tabela të kombinuara me gërma 3D
  • Tabela indoor sinjalistika/ dekoruese

Tabela kuti outdoor me ndriçim të brëndshëm LED

Tabela kasetë outdoor është një zgjidhje e fortë për dukshmëri maksimale. Ne realizojmë tabela kasetë pleksiglas me ndriçim LED të brendshem, strukturë të fortë dhe materiale cilësore që perballojnë kushtet atmosferike dhe garantojnë dukshmëri të lartë si ditën dhe natën.

Tabela të kombinuara me gërma 3D

Janë tabela të ndërtuara me strukturë mbështetëse ku elementët kryesorë si emri i biznesit, logo apo mesazhe kyçe realizohen me gërma 3D, me ose pa ndricim. Janë më të kushtueshme por kane ndikim vizual të fortë, efekt premium, thellësi dhe stil, përtej tabelave tradicionale.

Tabela outdoor informuese të thjeshta

Tabelat informuese- sinjalistika për ambjente të jashtëm janë thelbësore për një orientim të saktë, organizim dhe prezencë profesionale në çdo hapesirë të biznesit. Çfarë ofrojmë:

– Tabela drejtimi dhe orientimi

– Tabela hyrëse me harta ose skema

– Shenja rrugore apo hyrëse për objekte

– Sinjalistika sigurie dhe paralajmërimi

placeholder image
placeholder image
placeholder image
placeholder image

Tabela indoor sinjalistika/ dekoruese

Sinjalistika e brëndshme është shumë më tepër sesa udhëzim, është pjesë e identitetit, funksionalitetit dhe estetikës, duke u përshtatur me stilin dhe ngjyrat e çdo hapësire. Çfarë ofrojmë:

– Tabela hyrëse me logo

– Tregues dhomash / departamentesh

– Shenja orientuese në korridore / ashensorë

– Tabela WC / dalje emergjente etj

– Dekor me citate, fraza motivuese

Na kontaktoni për një konsultë falas: