Produkte DRONE Advertising

Ofrojmë printime të llojeve dhe dimensioneve të ndryshme. Duke filluar që nga printimet me adeziv dhe llojeve të ndyshme të adezivëve, printime për fasada dhe ambjente të jashtme, printime për ambjente të brëndshme, printime në baner, film, printime tekstile, veshje makinash pjesore dhe totale, printim në kanavac, printim në letër murale si edhe printim në letër ku përfshihen flyer, kartëvizita, fletëpalosje, broshura, katalog, ftesa, postera, kartolina etj.

Imazhe që flasin në lëvizje. Reklamë vizuale efikase për një audiencë të madhe. E loguar me një dizain të përkryer dhe e veshur me materialet më rezistente, makina juaj është një reklamë lëvizëse e pazëvendësueshme kudo nëpër qytete.
 Ofrojmë produkte shumë efikase për reklamat në makinën tuaj, autovetura, taksi, furgona, autobuzë, kamiona

Në kërkim të ekselencës për imazhin e biznesit tuaj, Drone Advertising është perfeksionuar ndër vite në krijimin e tabelave reklamuese. Kreativiteti, përkushtimi, teknologjia dhe ekspertiza janë faktorët e suksesit që na bëjnë të jemi të rekomanduar nga kompanitë serioze në treg për prodhimin e tabelave reklamuese të ofruara sipas specifikave

Gërmat 3D janë një mënyrë ndryshe e të bërit reklamë të cilat në avantazh nga tabela reklamuese mund të përshtaten , zhvendosen kollaj në cdo ambjent Gërmat 3D metali kryesisht përdoren në fasadën e biznesit tuaj , janë shumë më të qëndrueshme ndaj kushteve klimaterike dhe të kombinuara me një ndricim të fshehtë ato ndihmojnë në orientimin , përcaktimin qartë të vendodhjes tuaj si dhe japin imazhin e një biznesi impresionues që kujdeset për cdo detaj të veprimatrisë së tij.

Një larmishmëri e madhe produktesh të realizuara me sukses dhe për të kuruar me kujdes imazhin vizual të reklamës dhe realizuar cdo gje ne forme dhe simbole

Tek artikujt promocional futen kryesisht stilolapsat, badge-t, blloqet, kalendarët, çantat e personalizuara, zarfat, kapelet, bluzat etj. Të gjithë këto artikuj stampohen me logon e kompanisë tuaj duke u përshtatur në ngjyrat e logos si dhe në fushën në të cilën operon kompania. Përveçse një formë shumë e mirë marketingu për kompaninë tuaj, artikujt promocionalë si psh stilolapsat, bagde-t, blloqet, çantat, dhe zarfat janë një zgjidhje shumë e mirë në raste konferencash apo edhe mbledhje të përditshme zyre. Bluzat apo edhe kapelet janë një promovim shumë i mirë i kompanisë tuaj në terren.