Rreth nesh

Kush jemi ?​

Drone Advertising është një kompani reklamash e themeluar që prej vitit 2005.  Një ndër kompanitë e para që ka ofruar në tregun Shqiptar një eksperiencë të re në fushën e reklamave dhe imazhit të printuar. 
Falë përkushtimit dhe profesionalizmit në këtë rrugë 15 vjecare “Drone” ka ofruar shërbimet e saj në dizenjim, printim, prodhim dhe montim. Kompania ka arritur ti përshtatet me sukses kërkesave të ndryshme të klientëve të saj duke pasur nje zhvillim dhe kreativitet te vazhdueshem
Emrat e mëdhenj të bizneseve në Shqipëri dhe rajon, me të cilët nuk e kemi ndalur kurrë punën. nga dita e parë e bashkëpunimit e kanë konsoliduar imazhin tonë të besueshmërisë dhe profesionalizmit.

Ekipi ynë

Në 15 vite punë dhe eksperiencë në fushën e reklamave, prioriteti i kompanisë ka qënë gjithmonë një ekip profesional dhe i përkushtuar .
Një falenderim dhe mirnjohje shkon për të gjithë punonjesit që kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë me ne në profesionet:
Printues, operator ploteri, grafik dizajner, operator prodhim tabela reklama, montues tabela reklamash, specialist ngjitje adezive, specialist punime peçikllaz dhe foreksi, operator montues produkte foreksi dhe peçikllazi, specialist operator frezimi, specialist prerje gërma 3D, kordinatore zyre, ekonomiste, financiere etj

Teknologjia e paisjeve dixhitale është një fushë në progres shumë intensiv që sjell çdo ditë risi të reja në shërbim të klientëve. Misioni ynë vizionar është gjithmonë përkrah këtyre zhvillimeve si në fushën e paisjeve të reja elektronike ashtu edhe në atë të aplikacioneve.
   Hap pas hapi në çdo ditë dhe javë ne jemi rritur profesionalisht. Në staf, në teknologji dhe aplikacione duke sjellë produkte shumë cilësore dhe me garanci për klientët tanë dhe për tregun e reklamave.
   Kush jemi ne sot në tregun e reklamave dhe marketingut dixhital? 
Vazhdojmë të mbetemi vizionarë dhe të përkushtuar ndaj çdo detaji që bën një diferencë të madhe në suksesin e klientëve tanë.
Puna jonë e nisur me konsulencën dhe këshillimin e klientit për produktet më të mira realizohet së pari në dizajn dixhital.  Krijojmë më parë imazhin e përsosur dhe më pas hidhet në prodhim. Prodhimi i realizuar me materialet më të mira dhe më cilësore në treg garantojnë jetëgjatësi. Montimi dhe ngjitja e tyre, e bërë nga specialistët tanë më të mirë është gjithmonë nën kujdesin dhe mirëmbajtjen tonë

Të mbetemi ndër më të mirët në treg. Për klientët tanë më të hershëm tradicional dhe atyre më të rinj që janë gjithmonë e më të shumtë në rritje.
Të ofrojmë produkte dhe shërbime të reja të bazuara në teknologjitë dhe materialet më të fundit bashkëkohore. Klientët e kënaqur mbeten bashkëpunëtorë të përhershëm dhe imazh besueshmërie