Dizajn

Kreativitet...

Cfarë ofrojmë?

Design-i është shkrirja artistike e krijimtarisë dhe funksionalitetit. Është thelbësor në krijimin e produkteve të sukseshme si dhe inkurajon inovacionin dhe krijimin e produkteve të reja dhe unike. Prioriteti ynë është që design i krijuar nga ne, të njihet nga përdoruesit dhe të përshtatet me vlerat e kompanisë dhe tregut. Një identitet vizual i fuqishëm e bën një markë të ketë avantazh konkurrues ne treg.

  • Design logo.
  • Design katalogë/broshura/menu.
  • Design paketimesh.
  • Design tabela/germa 3D/stenda te personalizuara etj.

Design Logo

Logo është një nga pjesët themelore të cdo marke dhe ndoshta më e mbi-shikuara në cdo biznes. Por më shumë se ”ndihmë në njohje”, një logo permbush premtimet që i bën klienteve të saj. Çdo element i logos duhet të percjell përfitimin emocional qe ju dëshëroni të ofroni.

Design për katalogë / broshura

Një katalog, broshurë apo menu duhet të krijohet për të përcjellë produktet apo shërbimet që ju ofroni. Ata janë një mënyrë e fuqishme për të tregtuar produktet dhe për të inkurajuar shitje më të larta. Kërkimi dhe navigimi i blerësve të mundshëm duhet të bëhet sa më i thjeshtë, i kuptueshëm dhe tju kursej kohë duke prezantuar në menyrë profesionale atë cka ata kërkojnë.

Design për paketime

Një paketim i mirë jo vetëm duhet të mbrojë produktin por duhet gjithashtu të tërheqë vëmendjen e klientit. Një design i mirë konceptuar rrit vlerat e markës dhe shton shitjet e produktit.

Design për poster

Posterat ofrohen me printim në letër, me dimensione sipas dëshirës së klientit. Posterat mund të vendosen si në ambjente të brëndshme ashtu edhe në ambjente të jashtme. Në ambjente të brëndshme mund të vendosen në korniza promocionale, kurse në ambjente të jashtme mund të vendosen në billboard, citylight etj. Posterat janë një zgjidhje shumë e mirë në raste panairesh apo eventesh të ndryshme promocionale.

Design për fletëpalosje

Edhe fletëpalosja ofrohet kryesisht me printim në letër, mat ose me shkëlqim. Zakonisht ofrohen në format A4 me palosje ose me dimensione në varësi të kërkesës së klientit. Fletëpalosjet janë një mënyrë shumë e mirë për të promovuar shërbimet e kompanisë në mënyrë të përmbledhur dhe të shpejtë.

Design për tabela, gërma 3D.

Stil dhe vizibilitet maksimal, të dizenjuara për të tërhequr vëmëndjen por në mënyrën e duhur dhe të përshtatshme konform stilit të biznesit dhe ato cka ai ofron. Këto jane parimet mbi të cilat krijohet design për reklamat që ne realizojmë të të gjitha modeleve.

Design për kartëvizita

Kreativiteti është pasioni ynë. Kartëvizita është prezantimi juaj i parë tek klientët. Ajo duhet të ketë informacionin dhe seriozitetin e duhur për nje prezantim dinjitoz.

Na kontaktoni për një konsultë falas: