Rreth nesh

Kush jemi ?

Drone Advertising është një kompani reklamash e themeluar që prej vitit 2005. Një ndër kompanitë e para e cila ka ofruar në tregun Shqiptar një eksperiencë të re në fushën e reklamave dhe imazhit të printuar.

Falë përkushtimit dhe profesionalizmit në këtë rrugëtim mbi 20 vjeçar, Drone Advertising ka ofruar shërbime në fushën e dizenjimit, printimeve të formateve të ndryshme, realizimit dhe montimit të reklamave, logim të automjeteve, realizim të produkteve promocionale etj. Kompania ka arritur ti përshtatet me sukses kërkesave të ndryshme të klientëve të saj duke pasur një zhvillim dhe kreativitet të vazhdueshëm

Qëllimi ynë është që klientët tanë të krijojnë një impakt të fuqishëm në treg dhe t’i ndihmojmë ata për të marrë benefitet maksimale.

Ndaj ju ftojmë tu besoni ekspertëve dhe shërbimeve tona. Së bashku mund të ndërtojmë imazhin që marka juaj meriton.

Vite Exp
Produkte
Klientë
Përkushtim

Ekipi ynë

Ekipi ynë është zemra e çdo projekti. Në 20 vite punë dhe eksperiencë në fushën e reklamave prioriteti i kompanisë ka qënë gjithmonë një ekip profesional i cili punon çdo ditë me përkushtim dhe kujdes në çdo detaj.

Kultura e punës në Drone Advertising është e lidhur ngushtë me bashkëpunimin mes punonjësve në kompani. Ne jemi njerëz që dashurojmë atë çka bëjmë. Secili prej nesh kontribuon me ide, përvojë dhe përkushtim, për të sjellë më të mirën për klientët tanë.

Vizioni ynë...

Si pjesëtarë të familjes tonë modeste, ne angazhohemi të mbajmë vlerat thelbësore te mëposhtme për të mbrojtur, promovuar dhe rritur emrin e brandit tonë dhe të klientëve tanë. Ne besojmë në fuqinë e një ideje të mirë, të kthyer në realitet me profesionalizëm dhe pasion.

– Ne gjithmonë veprojmë me mirësjellje dhe integritet në marrdhëniet tona.

– Përpiqemi t’u ofrojmë klientëve tanë shërbime të shkëlqyera.

– Përpiqemi vazhdimisht ta përmirësojmë vlerën e brandit tonë.

– Përpiqemi t’ju ndihmojmë të krijoni marrdhënie afatgjata me klientët tuaj përmes fuqisë së produkteve që prodhojmë.

 

  • Respekt..
  • Fokus ndaj klientit..
  • Cilësi..
  • Misioni ynë..

Nga Punimet tona

Punimet tona nuk janë thjesht reklamë, janë pasqyrë e përkushtimit dhe profesionalizmit tonë.