Shërbimet

Konsulencë profesionale

Projekti juaj duhet të jetë i suksesshëm. Kjo është gjëja e rëndësishme për ne. Rruga drejt suksesit arrihet me punë, ofron sfida të ndryshme që kërkojnë zgjidhje dhe ne jemi këtu.
  Ne e bëjmë punën tuaj më të lehtë. Në pikënisjen e çdo projekti ofrojmë bashkëpuni dhe konsulencë profesionale bazuar në eksperiencë.

Ideim projektesh

Konsulenca e duhur ju orienton në konceptimin e duhur për projektin tuaj por suporti ynë për ideim e projektesh ju ofron mundësinë ta prekni vizualisht atë.
  Dizajnerat tanë me talentin e tyre ju mundësojnë prezantimin e disa modeleve të ideuara sipas kërkesë suaj.
  Ideimi i realizuar në grafikë dixhitale ju sjell akoma më pranë pjesës të materializuar për projektin tuaj.

Dizenjim dixhital

Dizajni dixhital është një term i përgjithshëm por shumë më i rëndësishëm tani se kurrë më parë. E thënë thjesht, çdo formë e tekst apo objekt i vizatuar dhe i shfaqur në ekrane, në aplikacione apo tabela vizuale konsiderohet si dizajn dixhital. 
  Në një botë gjithnjë e më të dixhitalizuar, ka të ngjarë që si stilist, të punoni pak me dizajn dixhital. Pavarësisht nëse jeni një projektues UX ose një grafist, të kuptuarit e specifikave të dizajnimit të platformave dixhitale do t’ju ndihmojnë të merrni karrierën tuaj në nivelin tjetër.

Ngjitje materiale adezive

Në reklamat vizuale, produkti me aplikim më të gjërë është letra adezive. Një ngjitës magjik që vesh çdo sipërfaqe të sheshtë.
  E konceptuar, dizenjuar dhe printuar në mënyrën e duhur veshja adezive krijon një mrekulli transformuese me imazhin. Për këtë arsye në ngjitjet me materiale adezive ne i besojmë punonjësve tanë më të mirë me eksperiencë dhe përkushtimin e duhur për punën që realizojnë.
  Ngjitja e materialeve adezive ka sekretet e saj dhe kërkon shumë vëmëndje e kujdes ndaj dhe ky shërbim i ofruar nga ne është gjithmonë prioritar dhe në fokus të menaxhimit të klientëve dhe projekteve të tyre

Montim reklamash

Reklama juaj vizuale me tabela treguese ose informuese shpesh herë është impakti i parë prezantues i biznesit ose produktit tuaj përballë klientëve. 
  Çdo gjë duhet të jetë perfekte.
  Imazhi flet më shumë se kushdo ndaj edhe ne ju ofrojmë shërbimin më të mirë profesional për montimin e tabelave të reklamave.
  Pozicioni, vendndodhja apo çdo vështirësi tjetër, tek ne ka gjetur zgjidhjen e duhur.  Realizojmë projektet më të pamundura për ju duke garantuar jo vetëm suksesin por edhe garancinë e tyre për të ardhmen.

Mirëmbajtje produkti

Konsultimi, ideimi, prodhimi dhe montimi janë pjesë të suksesit tonë në realizimin e projekteve për klientët tanë. Por, do të ishte i paplotë pa mirëmbajten e produkteve.
  Një shërbim i ofruar ekskluzivisht nga Drone Advertising. 
  Investimi i klientëve tanë në projektet e tyre të tabelave reklamuese vizuale kërkon edhe një impenjim periodik në kohë për mirëmbajtjen e tyre. 
  Shpesh herë të papriturat dhe faktorët e jashtëm ndikojnë në pamjen vizuale të tabelave reklamuese ndaj edhe mirëmbajtja e tyre është po aq e rëndëishme sa edhe vetë prodhimi dhe montimi i tyre.

Riparime reklamash

Nëse projekti apo tabela juaj reklamuese ka pësuar dëmtime nga faktorë të tjerë apo efekti i kohës dhe e ka bërë të papërshtateshëm mesazhin tuaj, ne ju asistojmë dhe ju ndihmojmë për rikuperimin e imazhit.
  Riparime reklamash është një shërbim i ofruar jo vetëm për klientët tanë por edhe për këdo tjetër që ka pasur probleme me tabelat  reklamuese. Riparimi i tyre është njëra nga zgjidhjet më pragmatiste e ofruara nga kompania jonë. Nuk e përjashtojmë asnjeherë edhe konsulencën nga e para sikur të ishte një projekt i ri.

Social media marketing

Kompania Drone ofron gjithashtu shërbimet e saj edhe në Social Media Marketing. Ne ofrojmë menaxhimin dhe mirëmbajtjen e rrjeteve sociale të kompanisë tuaj si Facebook, Instagram, Twitter, Linkedin si dhe YouTube. Ky shërbim konsiston në mirëmbajtjen e vazhdueshme dhe cilësore të rrjeteve tuaja sociale me gjithë shërbimet që kompania juaj ofron.