Shërbimet

Shërbimet tona

Konsulencë profesionale

Projekti juaj duhet të jetë i suksesshëm dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për ne. Rruga drejt suksesit kërkon punë dhe ofron opsione të ndryshme që kërkojnë zgjidhje.
Ne e bëjmë punën tuaj më të lehtë. Në pikënisjen e çdo projekti ofrojmë bashkëpuni dhe konsulencë profesionale bazuar në eksperiencë.

Këshillimi rreth projektit dhe opsioneve alternative që mundësojnë sukses më të madh. Variante të ndryshme në konceptimin grafik dhe dizajnin dixhital. Propozime konkrete për materialet më të mira të tregut dhe një ofertë konkuruese të balancuar mes cilësisë dhe garancisë për shërbimin ose produktin e ofruar

Ideim projektesh

Konsulenca e duhur ju orienton në konceptimin e duhur për projektin tuaj por suporti ynë për ideim e projektesh ju ofron mundësinë ta prekni vizualisht atë. Dizajnerat tanë me talentin e tyre ju mundësojnë prezantimin e disa modeleve të ideuara sipas kërkesë suaj. Ideimi i realizuar në grafikë dixhitale ju sjell akoma më pranë pjesës të materializuar për projektin tuaj.

Dizenjim Dixhital

Dizajni dixhital është një term i përgjithshëm por shumë më i rëndësishëm tani se kurrë më parë. E thënë thjesht, çdo formë e tekst apo objekt i vizatuar dhe i shfaqur në ekrane, në aplikacione apo tabela vizuale konsiderohet si dizajn dixhital.

“Dizajni dixhital i referohet asaj që është krijuar dhe prodhuar për ta parë në një ekran.”

Në një botë gjithnjë e më të dixhitalizuar, ka të ngjarë që si stilist, të punoni pak me dizajn dixhital. Pavarësisht nëse jeni një projektues UX ose një grafist, të kuptuarit e specifikave të dizajnimit të platformave dixhitale do t’ju ndihmojnë të merrni karrierën tuaj në nivelin tjetër.

Dixhitali vs Dizajni i Printimit: Si janë të ndryshme?

Në pamje të parë, mund të duket sikur dizajni dixhital dhe modeli i printimit janë shumë të ngjashëm. Sidoqoftë, ekzistojnë disa ndryshime thelbësore për tu mbajtur në mend kur hartoni këto dy lloje të mediave.

Lloje të ndryshme të rezultateve

Meqenëse dizajnet dixhitale dhe ato të shtypura shfaqen në vende të ndryshme, varet nga dizajnerët që të njihen me llojet e furnizimeve që mund të kërkohen.

Ndër të tjera, dizajnerët dixhitalë mund të krijojnë:

  • Reklama banner
  • Info-graphics
  • Elemente uebsajti
  • UX wire-frames
  • Grafikë për raporte dhe letra të bardha (PDF)

Dizajnuesit e printimeve krijojnë:

  • Broshura
  • Fleta revistash
  • Kopertina librash
  • Kartëvizita
  • Reklama të printuara 

Ngjitje materiale adezive

Në reklamat vizuale, produkti me aplikim më të gjërë është letra adezive. Një ngjitës magjik që vesh çdo sipërfaqe të sheshtë. E konceptuar, dizenjuar dhe printuar në mënyrën e duhur veshja adezive krijon një mrekulli transformuese me imazhin. Për këtë arsye në ngjitjet me materiale adezive ne i besojmë punonjësve tanë më të mirë me eksperiencë dhe përkushtimin e duhur për punën që realizojnë.

Ngjitja e materialeve adezive ka sekretet e saj dhe kërkon shumë vëmëndje dhe kujdes ndaj dhe ky shërbim i ofruar nga ne është gjithmonë prioritar dhe në fokus të menaxhiimit të klientëve dhe projekteve të tyre.

Montim reklamash

Reklama juaj vizuale me tabela treguese ose informuese shpesh herë është impakti i parë prezantues i biznesit ose produktit tuaj përballë klientëve.
Çdo gjë duhet të jetë perfekte.
Imazhi flet më shumë se kushdo ndaj edhe ne ju ofrojmë shërbimin më të mirë profesional për montimin e tabelave të reklamave.
Pozicioni, vendndodhja dhe çdo vështirësi tjetër tek ne gjen zgjidhjen e duhur. Realizojmë projektet më të pamundura për ju duke garantuar sukses dhe garanci për të ardhme

Mirëmbajtje produkti

Konsultimi, ideimi, prodhimi dhe montimi janë pjesë të suksesit tonë në realizimin e projekteve për klientët tanë. Por, do të ishte i paplotë pa mirëmbajten e produkteve. Një shërbim i ofruar ekskluzivisht nga Drone Advertising.
Investimi i klientëve tanë në projektet e tyre të tabelave reklamuese vizuale kërkon edhe një impenjim periodik në kohë për mirëmbajtjen e tyre.

Riparime reklamash

Nëse projekti apo tabela juaj reklamuese ka pësuar dëmtime nga faktorë të tjerë apo efekti i kohës dhe e ka bërë të papërshtateshëm mesazhin tuaj, ne ju asistojmë dhe ju ndihmojmë për rikuperimin e imazhit.

Riparime reklamash është një shërbim i ofruar jo vetëm për klientët tanë por edhe për këdo që ka pasur probleme me reklamat e tij. Riparimi i tyre është njëra nga zgjidhjet më pragmatiste të ofruara nga kompania jonë. Nuk e përjashtojmë asnjeherë edhe konsulencën nga e para sikur të ishte një projekt i ri.
Një klient i kënaqur me cilësinë e punimeve është suksesi i rradhës për ne.