SHERBIMET TONA

në “Drone Advertising” Ofrojmë shërbime që plotësojnë kërkesat e tregut në sektorin e reklamave vizuale me tabela dhe printime profesionale. Konsulencë, prodhim, mirëmbajtje dhe menaxhimin e markës tuaj në web

Konsulencë profesionale

 Projekti juaj duhet të jetë i suksesshëm. Kjo është gjëja e rëndësishme për ne. Rruga drejt suksesit arrihet me punë, ofron sfida të ndryshme që kërkojnë zgjidhje dhe ne jemi këtu.
  Ne e bëjmë punën tuaj më të lehtë. Në pikënisjen e çdo projekti ofrojmë bashkëpuni dhe konsulencë profesionale bazuar në eksperiencë. Për më tepër . .

Shërbimet tona
logo-icon

Ideim projektesh

  Konsulenca e duhur ju orienton në konceptimin e duhur për projektin tuaj por suporti ynë për ideim e projektesh ju ofron mundësinë ta prekni vizualisht atë.
  Dizajnerat tanë me talentin e tyre ju mundësojnë prezantimin e disa modeleve të ideuara sipas kërkesë suaj.
  Ideimi i realizuar në grafikë dixhitale ju sjell akoma më pranë pjesës të materializuar për projektin tuaj. Për më tepër . .

logo-icon

Dizenjim dixhital

  Dizajni dixhital është një term i përgjithshëm por shumë më i rëndësishëm tani se kurrë më parë. E thënë thjesht, çdo formë e tekst apo objekt i vizatuar dhe i shfaqur në ekrane, në aplikacione apo tabela vizuale konsiderohet si dizajn dixhital. 
  Në një botë gjithnjë e më të dixhitalizuar, ka të ngjarë që si stilist, të punoni pak me dizajn dixhital. Pavarësisht nëse jeni një projektues UX ose një grafist, të kuptuarit e specifikave të dizajnimit të platformave dixhitale do t’ju ndihmojnë të merrni karrierën tuaj në nivelin tjetër. Për më tepër . . 

logo-icon

Ngjitje materiale adezive

  Në reklamat vizuale, produkti me aplikim më të gjërë është letra adezive. Një ngjitës magjik që vesh çdo sipërfaqe të sheshtë.
  E konceptuar, dizenjuar dhe printuar në mënyrën e duhur veshja adezive krijon një mrekulli transformuese me imazhin. Për këtë arsye në ngjitjet me materiale adezive ne i besojmë punonjësve tanë më të mirë me eksperiencë dhe përkushtimin e duhur për punën që realizojnë.
  Ngjitja e materialeve adezive ka sekretet e saj dhe kërkon shumë vëmëndje e kujdes ndaj dhe ky shërbim i ofruar nga ne është gjithmonë prioritar dhe në fokus të menaxhimit të klientëve dhe projekteve të tyre. Për më tepër . .

 
logo-icon

Montim reklamash

  Reklama juaj vizuale me tabela treguese ose informuese shpesh herë është impakti i parë prezantues i biznesit ose produktit tuaj përballë klientëve. 
  Çdo gjë duhet të jetë perfekte.
  Imazhi flet më shumë se kushdo ndaj edhe ne ju ofrojmë shërbimin më të mirë profesional për montimin e tabelave të reklamave.
  Pozicioni, vendndodhja apo çdo vështirësi tjetër, tek ne ka gjetur zgjidhjen e duhur.  Realizojmë projektet më të pamundura për ju duke garantuar jo vetëm suksesin por edhe garancinë e tyre për të ardhmen. Për më tepër . .

 
logo-icon

Mirëmbajtje produkti

  Konsultimi, ideimi, prodhimi dhe montimi janë pjesë të suksesit tonë në realizimin e projekteve për klientët tanë. Por, do të ishte i paplotë pa mirëmbajten e produkteve.
  Një shërbim i ofruar ekskluzivisht nga Drone Advertising. 
  Investimi i klientëve tanë në projektet e tyre të tabelave reklamuese vizuale kërkon edhe një impenjim periodik në kohë për mirëmbajtjen e tyre. 
  Shpesh herë të papriturat dhe faktorët e jashtëm ndikojnë në pamjen vizuale të tabelave reklamuese ndaj edhe mirëmbajtja e tyre është po aq e rëndëishme sa edhe vetë prodhimi dhe montimi i tyre. Për më tepër . . 

logo-icon

Riparime reklamash

  Nëse projekti apo tabela juaj reklamuese ka pësuar dëmtime nga faktorë të tjerë apo efekti i kohës dhe e ka bërë të papërshtateshëm mesazhin tuaj, ne ju asistojmë dhe ju ndihmojmë për rikuperimin e imazhit.
  Riparime reklamash është një shërbim i ofruar jo vetëm për klientët tanë por edhe për këdo tjetër që ka pasur probleme me tabelat  reklamuese. Riparimi i tyre është njëra nga zgjidhjet më pragmatiste e ofruara nga kompania jonë. Nuk e përjashtojmë asnjeherë edhe konsulencën nga e para sikur të ishte një projekt i ri. Për më tepër . .