Gërma të printuara me rezolucion dhe kualitet të lartë, ofrohen në disa lloje materialesh dhe në të gjitha përmasat e dëshiruara nga ju. Printimet profesionale indoor ose outdoor apo e përkthyer më thjeshtë në shqip, për ambjente të brëndëshme ose ambjente të jashtme. Kryesisht printohen në letër normale mat ose me llustër specifike për printime profesionale. Posterat e printuar i gjeni edhe në opsione të tjera materialesh si letër adezive (me ngjitëse). Një tjetër material shumë i kërkuar është edhe PVC apo mushama në gjuhën e përditëshme.