Logo

Kompania Drone ofron dizenjim dhe krijim logoje në lidhje me fushën e kompanisë tuaj. Dizenjuesit tanë i përshtaten idesë dhe dëshirës tuaj në lidhje me krijimin e logos, duke krijuar disa variante, për të zgjedhur në fund të duhurin.

Kartëvizitë

Kartëvizitat zakonisht ofrohen në përmasat standarte ose duke lëvizur shumë pak në përmasa. Kartëvizitat gjithashtu ofrohen me laminim / plastifikim, letër speciale, transparente, prerje me hark, letër mat ose me shkëlqim etj.

Poster

Posterat ofrohen me printim në letër, me dimensione sipas dëshirës së klientit. Posterat mund të vendosen si në ambjente të brëndshme ashtu edhe në ambjente të jashtme. Në ambjente të brëndshme mund të vendosen në korniza promocionale, kurse në ambjente të jashtme mund të vendosen në billboard, citylight etj. Posterat janë një zgjidhje shumë e mirë në raste panairesh apo eventesh të ndryshme promocionale.

Flyer

Flyer ofrohet gjithashtu me printim në letër. Flyer është zakonisht letër teke me printim në dy anë. Është një mënyrë shumë e mirë dhe shumë e shpejtë promovimi për kompani të ndryshme. Kryesisht në raste panairesh apo eventesh promocionale apo edhe në marketing direkt me shpërndarje në individë, flyer është një zgjidhje shumë praktike, që nuk përmban informacion të tepruar për të qënë e lodhshme për personin që e lexon.

Fletëpalosje

Fletëpalosja ofrohet kryesisht me printim në letër, mat ose me shkëlqim. Zakonisht ofrohen në format A4 me palosje ose me dimensione në varësi të kërkesës së klientit. Fletëpalosjet janë një mënyrë shumë e mirë për të promovuar shërbimet e kompanisë në mënyrë të  përmbledhur dhe të shpejtë.

Broshura

Broshura ofrohet gjithashtu me printim në letër, në versionin mat ose shkëlqim. Broshura ofrohet me palosje në variante të ndryshme, pra palosje vetëm nga një anë apo dhe nga dy anët. Broshura mund të ofrohet edhe në formatin e një mini libri pra me pak fletë. Broshurat shërbejnë për të përshkruar apo prezantuar një kompani dhe shërbimet e saj.

Katalog

Katalogu ofrohet po ashtu me printim në letër mat apo me shkëlqim. Letra mund të jetë me gramatura të ndryshme sipas dëshirës së klientit, si për kopertinën ashtu edhe për letrat brënda. Zakonisht katalogu ofrohet me printim cilësor dhe jetëgjatë. Katalogu ofrohet me formatin e një libri me shumë faqe, si për prezantime të ndryshme të kompanive, po ashtu edhe për galeri apo ekspozita arti. Po ashtu edhe flyer, fletëpalojset dhe broshurat ofrohen me gramatura letre të ndryshme.

Paketime

Kompania jonë ka klientë që bashkëpunojnë prej vitesh të cilët i kanë besuar paketimeve të tyre tek ne. Ne ofrojmë në tërësi shërbimin e design-it për paketimet, pra nga design-i i parë, më pas në variantet e ndryshme e deri në aprovimin e klientit të variantit final dhe dërgimit për shtyp.

Web Design

Kompania Drone ofron shërbimin e saj edhe në Web Design. Duke filluar që nga krijimi i website nga fillimi e deri në përfundimin e saj, gjithmonë edhe në bashkëpunim me klientin. Po ashtu ofrojmë shërbimin tonë në një website ekzistues, duke e rregulluar, përshtatur dhe mirëmbajtur sipas kërkesave të klientit.