PRODUKTET TONA

Printime profesionale

 

   Çdo imazh i juaji printohet dhe realizohet i prekshëm në një gamë të shumtë materialesh. Falë printerave dhe ploterave profesionalë të teknologjisë së lartë printojmë në çdo përmasë. Lënda e parë e përdorur për printime bazohet në cilësi ekologjike dhe materiale me garanci të lartë.
  Printera me kualitet të lartë rezolucioni mundësojnë imazhin perfekt të idesë tuaj.
Produktet kryesore dhe materialet e printuara përfshijnë:Printime postera, printime adezive, printime në film, printime banera mushama ose PVC, printime për veshje fasadash dhe printime letra murale të personalizuara. Për më tepër . .

logo-icon

Veshje makinash

  Imazhe që flasin në lëvizje. Një reklamë vizuale efikase për një audiencë të madhe. Makina juaj e loguar me një dizain të përkryer dhe printuar në materiale profesionale rezistente janë një reklamë lëvizëse e pazëvendësueshme.
  Në këtë kategori ne ju ofrojmë disa produkte për të qënë sa më shumë efikas në reklamën dhe mesazhin tuaj vizual.
  Brendime me logo ose etiketa reklamuese. Veshje të pjesëshme të makinës tuaj. Veshje të plotë për makina, furgona, kamionë dhe autobuzë. Veshje ose brendime të gjithë makinës me art dizajn. Për më tepër . .

logo-icon

Tabela reklamuese

  Nuk ka biznes pa një tabelë reklamuese të personalizuar me emrin dhe logon e tij. Tabela reklamuese identifikon biznesin tuaj, informon vendodhjen dhe përcjell vizualisht mesazhin tuaj orientues për tu kontaktuar.
  Eksperienca dhe përkushtimi na rendit ndër më të mirët në treg. Reklamat tona prej vitesh ruajnë imazhin e bizneseve dhe garantojnë cilësinë.
  Modelet e ofruara përfshijnë disa produkte reklamash si: Tabela reklame për ambjente të jashtme. Tabela reklame për ambjente të brëndëshme. Tabela me prerje dhe relieve të ndryshme si edhe çdo formë dhe përmasë tjetër tabelesh apo shenjash reklamuese me dhe pa ndriçim. Për më tepër . .

logo-icon

Punime me Forex dhe Peçikllaz

Punimet me materiale foreksi apo peçikllazi zënë një volum shumë të madh në punën tonë ditore. Teknologjia e avancuar për prerjet e tyre automatike apo eksperienca e mjeshtrave tanë në përpunimin me dorë garanton cilësinë. Produkte foreksi dhe artikuj peçikllazi janë të shumtë në numër sepse ne materializojmë çdo fantazi tuajën. Gama kryesore e produkteve me bazë foreks dhe peçikllaz janë; Ekspozitorë peçikllazi. Tabela shenja sinjalizuese. Dekoracione murale foreksi ose peçikllazi. Reklama veshje dekorative peçikllazi. Reklama të personalizuara me foreks peçikllaz… Për më tepër
logo-icon

Tabela sinjalistike

  Ofrohen në një gamë shumë të larmishme. Me materiale të ndryshme, në forma dhe dizajn. Kanë një përdorim të gjërë në ambjente të brendëshme dhe të jashtme, në biznese, institucione etj.
 Një shumllojshmëri produktesh si në përmasa ashtu edhe në forma që kryesisht ofrohen për:
Tabela për sinjalistikë rrugore. Tabela për sinjalistikë urbane. Reklama sinjalistike Toteme etj.Për më tepër . .

 
logo-icon

Gërma dhe simbole 3D

  Gërmat dhe simbolet në formë tre dimensionale ( 3D ) ofrojnë një finesë të shtuar në reklamën e biznesit tuaj.
  Projektet tona të realizuara me sukses dhe klientë e kënaqur me cilësinë janë garancia juaj për të na besuar projektin tuaj të ri.
  Ofrojmë gërma 3D ( tre dimensionale)me material: foreks, peçikllaz si edhe gërma 3D tre dimensionale me metale të ndryshmei. Për simbole dhe objekte 3D tre dimensionale. Për më tepër . . 

logo-icon

Brendime dhe artikuj promocional

Artikuj promocional të personalizuar për biznese dhe individë. Artikuj të ofruar si dekorative, suvenire apo dhurata të personalizuara përbëjnë një pafundësi produktesh të ofruara dhe të realizuara nga kompania jonë.
Ideja apo koncepti juaj vizual për imazhin gjen realizimin e duhur në bashkpunim me ne dhe falë eksperiencës sonë shumëvjeçare.
Tek ne mund të gjeni dhe të realizoni; Brendime të jashtme fasadash.
Brendime të brëndëshme ambjentesh. Stenda promocioni panaire
Artikuj dekorativ të personalizuar. Artikuj kancelarie të personalizuar. Për më tepër . . 

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp