Site Loader
brendime

Brendime makinash

Mënyra më e shpejtë dhe efikase për të përcjellur imazhin tuaj më shpejt tek klientë është reklama. Një reklamë e biznesit tuaj e vendosur mbi makinën ose autoveturën që është çdo ditë dhe kudo në lëvizje. Mesazhi juaj bëhet i prekshëm dhe i shikueshëm kudo. Tek Drone Advertising nuk është vetëm Brendime makinash por një vepër arti e stampuar.

Konceptim, dizenjim dhe prodhim

Ofrojmë më të mirën nga eksperienca jonë për të konceptuar bashkarisht imazhin më të bukur. Një mesazh të thjeshtë, të qartë dhe të lexueshëm.

Koncpetimi i vizionit tuaj realizohet nga dizajner profesionistë dhe me eksperiencë duke e kthyer në imazh real.

Printimet profesionale me materialet më cilësore të tregut garantojnë jetëgjatësi dhe sigurinë e imazhit tuaj.

Profesionalizmi, teknologjia dhe fokusi i dedikuar ka bërë të punojmë për më të mirët në rajon dhe më tej. Dhe ju jeni i mirëpritur.

Ju ftojmë te jeni me ne për ta çuar imazhin tuaj përtej çdo kufiri vizionar marketingu

 

Tipet dhe modelet e brendimit të makinave

Edhe pse në dukje është vetëm një "veshje e thjeshtë" me letër adezivi, brendimi i makinave është një art më vete.

Ja disa modele brendimi makinash

Brendim logo etiketë

Një etiketë ngjitëse e përmasave mesatare (5 cm deri 20 cm dimatër) që përcjell mesazhin tuaj.
E përdorur kryesisht për prezencë të fëmijëve në makinë ose shoferët e rinj. Por edhe një logo e ekipit tuaj të zemrës, hobit apo biznesit tuaj. Printim cilësor i çertifikuar "outdoor"

Brendime qejfi (funny)

Forma të ndryshme etiketash me përmbajtje humoristike që i përshtaten tipit tuaj duke i përcjellë këto mesazhe tek të tjerët. Përmasat e rekomanduara nga 10cm deri 25cm

Brendim logo reklamë

Logo biznesit ose produktit tuaj të preferuar e bën më të dukshme dhe të veçantë makinën tuaj. Përmasat janë në dëshirën tuaj dhe të harmonizuara me modelin e makinës.

Brendim tekst kontakt

Makina juaj mund të flasë edhe kur ju nuk doni të bini në sy. Teksti i qartë në vendin e duhur, harmonizuar me raportin dhe ngjyrën e makinës ruan edhe privatësinë tuaj familjare. Eshtë zgjidhja duhur për reklamë të padukshme

Brendim thyerje dizaini

Një rifreskim imazhi që shton bukurinë e automjetit tuaj. Një ngjyrë e zakonshme që qarkullon prej vitesh ka nevojë për thyerje të thjeshta artistike dhe jo zëvendësim makine nëse motori punon mirë 

Brendim vizual i pjesshëm

Pamja vizuale e brendit të makinës suaj përforcohet me aksesorë profesional dhe jetëgjatë. Duke ndryshuar disa nga vendet që ju dëshironi pamja makinës merr fomrën e personalizuar nga ju vetë

Brendim vizual i plotë

Makina juaj merr fomën dhe pamjen që ju dëshironi duke e ribrenduar të plotë sipas gustos tuaj të pëlqimit. E gjithë makina mund të ndryshojë krejtësisht pamjen duke marrë një formë tjetër

Veshje e pjesëshme makine

Veshja e pjesëshme e makinës, falë teknikës profesionale dhe eksperiencës sonë ju garanton suksesin e imazhit. Pjesët e mbuluara nuk do të duken aspak si të tilla. Origjinaliteti do të mbizotërojë imazhin e saj

Veshje e plotë makine

Makina juaj mund të ndryshoje tërësisht pamjen e saj duke u kthyer në realitetin që ju keni imagjinuar

Veshje makine art design

Nuk është më një ëndërr por vizion i materializuar në çdo milimetër të makinës suaj. Një imazh lëvizës i kthyer në realitet. Një bukuri 100% e personbalizuar dhe e vaçantë që drejtohet nga ju

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj